Rama merr në dorëzim dosjen, “këtu ke të gjithë emrat e atyre që nuk meritojnë të jenë në administratë”

Publikuar tek: politike, më 17:07 17-07-2017 Rama merr në dorëzim dosjen, “këtu ke të gjithë emrat e atyre që nuk meritojnë të jenë në administratë”

Gjatë takimeve konsultative të kryeministrit Rama, në kuadër të turit këshillmor me qytetarët për qeverisjen 2017-2021, ditën e sotme ishte në qytetin e Beratit.

Në mesin e qytetarëve që folën para kryeministrit, ishte dhe një qytetar që u dalla nga të tjerët. Në fjalën e tij ai tha se ishte shumë dakord me nismën më të re të kryeministrit dhe në këtë kuadër ai kishte një denoncim të tijin. Qyetatari i dorëzoi Ramës një dosje me emrat e disa nënpunësve që janë emëruar drejtësisht dhe pa arsimin përkatës.

“Atëherë, unë jam një qytetar këtu në Berat dhe jam shumë dakord me nismën tuaj për administratën. Unë për këtë gjë kam dhe një dosje me emrat e të gjithë atyre që janë punësuar në vende pa arsimin përkatës. Por që mos të zgjatem dosjen po ua dorëzoj juve që ta verifikoni vetë”, u shpreh qytetari. /newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0023479461669922
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86461" }