Arrestohet për armëbajtje pa leje 53-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohen 2 krëhër dhe 152 fishekë (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:07 21-07-2017 Arrestohet për armëbajtje pa leje 53-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohen 2 krëhër dhe 152 fishekë (Emri)

Policia e Shkodrës në kuadër të parandalimit të ngjarjeve kriminale, ka arrestuar sot një person për armëmbajtej pa leje.

Në prangat e Policisë ka rënë Gjovalin Lumaj, 53 vjeç banues në fshatin Golem, Shkodër. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të banesës së 53 vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik 56, dy krëhër dhe 152 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.018661022186279
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-86863" }