Përcaktohet kalendari i Seria A, ja kur luhet derbi i Milanos dhe i Italisë

Publikuar tek: sport, më 21:07 26-07-2017 Përcaktohet kalendari i Seria A, ja kur luhet derbi i Milanos dhe i Italisë

Ditën e sotme është hedhur shorti i kalendarit të Seria A për sezonin 2017-18. Java e  parë do të luhet me 19 dhe 20 gusht, ndërsa java e fundit do të zhvillohet më 20 maj.

Kampionët e Italisë, Juventus do të luajë ndeshjen e parë ndaj Cagliarit në stadiumin e saj, ndërsa Milan do të përballet me Crotone. Inter dhe Fiorentina do të luajnë derbin e veriut që në javën e  parë në San Siro, ndërsa Roma do të luajë në udhëtim tek Atalanta, sikurse edhe Napoli tek Hellas Verona.

Derbi i Milanos, i shumëpritur këtë vit, ndërmjet Interit dhe Milanit do të zhvillohet në javën e tetë, ndërsa derbi tjetër në mes të Romës dhe Lazios në javën e 13-të. Përballja mes Milan dhe Juventus do të zhvillohet në javën e 11-të, ndërsa Juventus – Inter në javën e 16-të.

1_1501091978-9384306.png

8_1501092025-8134541.png

16_1501092087-3515567.png

Article Logic
Execution time: 0.019298791885376
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-87462" }