Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Publikuar tek: analiza-komente, më 17:08 03-08-2017 Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod

Ka talk show, por ka edhe talk town, biseda në rrugë, veç atyre në familje, buzë detit, etj. që janë edhe ato media, por shpesh i harrojnë;

Ato e formojnë kombin si ndërgjegje.

Ku e kape bre?

Aty në det mo?

Me grep, me fuzhnjë, me rrjetë?

Jo, or dajë me qyngje sobe.

Cfarë thua?

Po, ore, oktapodi futet në qypa të vjetër, tuba, poçe, cfarë tubash gjen në det.

Uauuuuu!

Unë e hedh këtë tubin e vjetë të sobës në det dhe vij e kontrolloj pas dy ditësh.

Sa oktapodë futen aty?

Një vetëm. Oktapodi është si kryetar partie, si kapobandë, si burrë shtëpie, kap një tub sobe dhe nuk lejon njeri tjeetër të futet aty.

I vetëm?

Fare.

Ka ngordhur ?

Jo, akoma.

Lëviz?

Lëviz, por po mos ja ktheja lëkurën e kokës mbrapsht, nuk e mban dot në dorë dhe pasi e ke kapur.

Si?

Lëviz si i cmendur kur e ndjen se rreziku po i vjen. Nuk le goditje pa dhënë. Të ngjitet në trup, të këput fillin, po t'u ngjit në trup hajde shqite.

Po kështu?

Jo, i bien fuqitë, kape nga koka dhe ktheja lëkurën e kokës pas.

Cfarë ndodh?

Nuk e di, di që sikurse më ka thënë gjyshi, i bien fuqitë.

Duket i madh!!!

Mos e pyet, sipas disa thashethemeve është oktapodi më i madh në Adriatik, nga Semani deri në Mal të Zi.

Po gënjen tani?

Po, po ja fus kot, për të parë se si i ha rrenat ti! Kush më ndalon të rrej. Këtu të gjithë rrejnë dhe të gjithë besojnë rrenat, madje njeri besonte edhe rrenat e veta.

Do ta hash?

Po ore, me raki mani shoqëruar, pra do ta pi!.

Kur?

Sot.

Hajde të bëftë mirë!

Article Logic
Execution time: 0.0024919509887695
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88179" }