Tashmë është zyrtare: Neymar është lojtar i PSG-së

Publikuar tek: sport, më 21:08 03-08-2017 Tashmë është zyrtare: Neymar është lojtar i PSG-së

Që nga dita e sotme, Neymar është edhe zyrtarisht lojtari më i shtrenjtë në botë, pasi është transferuar te PSG-ja për 222 milionë euro nga Barcelona.

Lajmin e ka konfirmuar klubi francez përmes faqes zyrtare në rrjetin social twitter. Mediat franceze thonë se braziliani Neymar ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me PSG-në me një përfitim prej 30 milion euro në sezon.

“PSG-ja është e lumtur të konfirmojë ardhjen e Neymarit në ekip. Të enjten braziliani nënshkroi kontratë pesë vjeçare. Neymari tani është pjesë e klubit nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2022”, thuhet në komunikatën e klubit francez.

Screenshot_11.jpg

Article Logic
Execution time: 0.020254135131836
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88196" }