Detajet e “Triton”, 2.2 ton drogë shqiptare me vlerë 20 milion euro: Ja kush ishin 2 trafikantët (PUBLIKOHEN PAMJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:08 06-08-2017 Detajet e “Triton”, 2.2 ton drogë shqiptare me vlerë 20 milion euro: Ja kush ishin 2 trafikantët (PUBLIKOHEN PAMJET)

Mediet italiane japin detaje tronditëse për operacionin antidrogë të koduar “Triton” ku Guardia di Finanza ka sekuestruar më shumë se 2.2 ton marijuhanë.

Dy trafikantët e drogës ishin nga Vlora, B.B. 42 vjeç dhe J.H. e 31 vjeç, drejtues të motoskafit të fuqishëm që po transportonte ngarkesën e drogës drejt bregdetit italian. Droga kap vlerën e 20 milion eurove.

Mjeti i trafikantëve u pikas nga një helikopter gjerman dhe më pas është arritur nga njësitë detare italiane në brigjet e Gargano. Dy trafikantët u përpoqën t’ia mbathnin dhe i dhanë më shumë shpejtësi mjetit lundrues por droga ka rënë në det.

Kontrabandistët vlonjatë u arrestuan për posedim dhe trafikim ndërkombëtar të drogës dhe materialet u vendosen në dispozicion të gjykatës. Marihuana është konfiskuar  e paketuar në 110 pako plastmasi të madhësive të ndryshme të peshës totale  2261.50 kg, raporton immediato.net.

Article Logic
Execution time: 0.002255916595459
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88377" }