U qëllua me thikë, zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër, arrestohen 2 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 07:08 07-08-2017 U qëllua me thikë, zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër, arrestohen 2 persona

Dokumentohet dhe zbardhet ngjarja ku mbrëmjen e djeshme mbeti i plagosur një 20-vjeçar në Shkodër. Policia ka arrestuar 2 nga autorët e dyshuar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

 Shërbimet e Policisë Vendore pasi morën njoftim dhe vlerësuan situatën, në bazë të informacioneve arrestuan në flagrancë shtetasit:

 - Avdyl Lushaj, 25 vjeç, banues në lagjen '10 Korriku', Shkodër,

- Saimir Lushaj, 27 vjeç, banues në lagjen '10 Korriku'

Po ashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: S. L, 20 vjeç, banues në lagjen '10 Korriku'.

Arrestimi i tyre u bë pasi në datë 6 gusht 2017 në vendin e quajtur në hyrje të lagjes “Tepe”, pas një konflikti për motive të dobeta në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, si dhe kanë plagosur lehtë me mjet prerës thikë shtetasin N.L.

Në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Kanosjes”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftofta, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 84, 89, 278 , 279 e 25 , të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.015549898147583
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88439" }