Plagosen dy të rinj në Shkodër, goditen në kokë me mjete të forta dhe prerëse

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 07-08-2017 Plagosen dy të rinj në Shkodër, goditen në kokë me mjete të forta dhe prerëse

Ditën e sotme janë dërguar në spitalin e Shkodrës 2 persona të dëmtuar në kokë dhe me mjete prerëse.

Policia bën me dije se rreth orës 04:00, në urgjencën e spitalit Shkodër, është paraqitur i plagosur me mjet prerës shtetasi E. E, 28 vjeç.

Gjithashtu mësohet se në orën 04:16, në spital është paraqitur me dëmtime në pjesën e kokës, me mjete të forta, shtetasi G. B, 19 vjeç.

Raportime nga policia bëjnë me dije se dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po keyen hetimet e po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të cilët këta shtetas do procedohen në gjëndje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0026819705963135
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88478" }