Oligarku rus, multimiliarderi i Chealsea-t anglez ndahet nga bashkëshortja, si rrodhën ngjarjet

Publikuar tek: sport, më 21:08 07-08-2017 Oligarku rus, multimiliarderi i Chealsea-t anglez ndahet nga bashkëshortja, si rrodhën ngjarjet

Multimiliarderi rus Abramoviç, presidenti i ekipit të futbollit anglez Chelsea FC, ka njoftuar sot se do të ndahet nga bashkëshortja e tij e tretë pas 10 viteve martesë.

Oligarku rus 50 vjeçar me një pasuri prej 7 miliardë paundsh dhe bashkëshortja e tij Dasha Zhukova, 36 vjece janë ndarë në mënyrë miqësore, sic e kanë shkruar edhe në deklaratën e tyre të përbashkët për shtyp, raporton Daily Mail.

Ata thonë se do të vazhdojnë të menaxhojnë së bashku bizneset e tyre të përbashkëta ndërkohë që nga kjo martesë kanë dy fëmijë.

E gjithë kjo ndodhi pasi Abramoviç një javë më parë ishte në një aktivitet social në St Petersburg pa bashkëshorten e vet Zhukova, dhe aty të pranishmit kanë bërë edhe foto me multimiliarderin. Vetëm pak muaj më parë, 36 vjeçarja u fotografua në një darkë miqësore me të dashurën e supermodeles Karlie Kloss, Joshua Kushner. Nuk bëhet e qartë pse erdhi ndarja, por Daily Mail shkruan se vajza e manjatit të naftës ruse Alexandër Zhukov, nuk është e varfër nga ana e saj.

Divorci i dytë i Abramoviç me Irina Vyachslavovna Malandina në 2007 i kushtoi atij 150 milionë paund. Disa ekspertë thonë se divorci po bëhet për të minimizuar pagesat e tij për asete, yahte apo supermakina.

Presidenti i Chelsea u martua me Zhukovën në 2008 në një ceremoni private. Vetë çifti e mbajti sekret këtë ceremoni për plot 6 vjet. Vetëm në 2016, gazeta Wall Street Journal arriti të publikojë të vërtetën.

Article Logic
Execution time: 0.02380108833313
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88505" }