Mbyllet gjithçka në Shkup, Real Madrid ngre lart trofeun e Superkupës së Europës

Publikuar tek: sport, më 21:08 08-08-2017 Mbyllet gjithçka në Shkup, Real Madrid ngre lart trofeun e Superkupës së Europës

Është mbyllur finalja e “Superkupës së Europës”, që ka parë sifutes ekipin spanjoll të drejtuar nga Zidane.

Reali ka triumufuar në takimin e sotëm me rezultatin 2-1, duke treguar një dominim absolut kundrër “djajve të kuq” të Mouronhos.

Dy golat e shënuar nga Casemiro dhe Isco, i dhurojnë trofeun e radhës trajnerit Zidane. Madrilenët kanë kaluar të parët në avantazh me anë të mesfushorit brazilian, Casemiro, i cili në minutën e 24-të shënjestron saktë portën e De Geas.

Ndërkohë që minutën e 52 Isko ka arritur të shënojë golin e dytë, duke çuar rezultatin në 2-0 në favor të madrilenëve.

Goli i tretë i ndeshjes ka ardhur nga Romelu Lukaku, i cili ka shunuar në minutën e 62 golin e parë për Manchesterin duke çuar rezultatin 2-1, i cili nuk ka mjaftuar për ekipin e Murinhos, duke humbur pëballë Realit në këtë finale “Super Kupe”, të luajtur për herë të parë në Maqedoni.

Article Logic
Execution time: 0.016053915023804
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88598" }