Mediat italiane elozhe për shqiptarin: Strakosha, portieri i së ardhmes

Publikuar tek: sport, më 21:08 08-08-2017 Mediat italiane elozhe për shqiptarin: Strakosha, portieri i së ardhmes

Mediet italiane po i kushtojnë një vëmëndje të veçantë rritjes cilësore të Thomas Strakoshës.

Kështu, portali "Ilposticipo.it" ka publikuar një speciale për portierin shqiptar të Lacios, me titullin: “Lacio, nata e parë si numri një i vërtetë i Strakoshës”.

Nga i detyruar në të palëvizshëm

“Nata e Strakoshës: Finalja e Superkupës (së Italisë) do të shenjtërojë portierin bardhekaltër. Nga zgjedhja “i detyruar”, në titullar të palëvizshëm. Një udhëtim i jashtëzakonshëm, duke mos pasur asgjë për të humbur. Por tani arrin më e vështira: konfirmimi”, shkruan gazetari Luixhi Pelikone në artikullin në fjalë.

Moment i një rëndësie të jashtazkonshme

“Finalja e Superkupës eshtë një moment i një rëndësie të veçantë për portierin bardhekaltër. Është e vërtetë që ka luajtur finalen e muajit të kaluar, por kësaj radhe është ndryshe. Tre muaj më parë u “gjet” titular. Por, kësaj radhe është me të gjitha efektet.

Portieri i së ardhmes

Strakosha ka gjithçka për t’u imponuar: një fizik të rëndësishëm, 1.92 që mund të mbulojë të gjithë portën. Për më tepër ka në “gjak” një çmenduri të ftothë e kërkur nga numri një. Kurajoz në daljet e ulëta, reagues midis shtyllave, mbi të gjitha në goditjet e lira. Merita e tij më e madhe është qetësia, i përthith gabimet pa u ndjerë, dhe ka ndërtuar në raport besimi reciprok me shokët e repartit të mbrojtjes. Ka një karakter të hekurt. Tani është numri një i padiskutueshëm”, shkruhet në artikulli e portalit italian. 

Article Logic
Execution time: 0.0024209022521973
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88601" }