Shqiptari bie në kurthin e policisë së Londrës, tentoi të kryente marrëdhënie me 2 vajza të mitura

Publikuar tek: bota, më 08:08 09-08-2017 Shqiptari bie në kurthin e policisë së Londrës, tentoi të kryente marrëdhënie me 2 vajza të mitura

Një emigrant shqiptar, i cili ishte futur ilegalisht në Britani, është kapur teksa po përpiqej të takonte dy vajza të mitura me qëllim që të kryente marrëdhënie seksuale me to.

Bëhet fjalë për shqiptarin 22-vjeçar nga Kukësi, Eduart Matranxhi. Sipas “Daily Mail”, i riu shqiptar besonte se po fliste me dy nxënëse shkolle, të quajtura Laura dhe Louise, kur vendosi për t’u takuar me to në Sunderland, më 30 korrik. Por, ai ra pre e “gjuetarëve të pedofilisë”.

Matranxhi mendonte se po komunikonte realisht me dy vajza 14-vjeçare që ishin të gatshme të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ra në grackën e policëve, të cilët e arrestuan në vendin ku do takohej me dy vajzat. Mësohet se në fakt, shqiptari kishte folur me “Guardians of the North” (Rojtarët e Veriut), një grup që ka si qëllim të ekspozojë abuzuesit seksualë të fëmijëve. 22-vjeçari u dërgoi atyre mesazh duke besuar se po fliste me vajza të mitura dhe i pyeti nëse donin të kryenin marrëdhënie seksuale, duke shtuar: “Je 14 vjeçe, mund të përfundoj në burg për këtë”.

“Guardians of the North” gjetën se nga ku vinin mesazhet, duke lokalizuar kështu vendndodhjen e Matranxhit, në Percy Main, North Tyneside. Ata e ndaluan të riun shqiptar dhe e shtrinë përtokë, duke e mbajtur ashtu derisa mbërriti policia, e cila e arrestoi.

Autoritetet i gjetën atij edhe dy prezervativë në xhep. Sipas hetuesve, mesazhet nisën në mënyrë të “pafajshme”, me një “ç’kemi” të thjeshtë nga 22-vjeçari. “Vajza e pyeti të pandehurin sa vjeç ishte dhe ai tha se ishte 22”, shpjegoi prokurori David Lamb para gjykatës, ndërsa shtoi: “Vajza iu përgjigj se ishte 14 vjeçe.

Shumë shpejt biseda shkoi te seksi dhe ai e pyeti nëse ishte e virgjër. Ajo iu përgjigj po, ndërsa ai e pyeti nëse dëshironte që të bënte seks me dikë”.

Sipas “Daily Mail”, i pandehuri, i cili kishte nevojë për përkthyes, pranoi akuzën e tentativës për t’u angazhuar në një komunikim seksual me një të mitur. Mbrojta e 22-vjeçarit tha se ai ishte pa dokumente në Britani.

 “Ai erdhi në këtë shtet i fshehur në kamion. Erdhi për të punuar, disa muaj më parë. Në Shqipëri jetonte me familjen. Duke qenë se ishte i papunë, erdhi në Britani në mënyrë të jashtëligjshme. Fillimisht punoi në një lavazh në Londër, e më pas u zhvendos këtu”, – tha përfaqësuesi ligjor i Eduart Matranxhit.

Sipas tij, i riu shqiptar kohët e fundit ishte pa punë dhe e kishte pasur të vështirë të gjente një të tillë. “Ai mezi pret që të kthehet te familja, sepse ka marrë vesh që nëna e tij është sëmurë. Erdhi këtu për shkak të gjendjes së dëshpëruar”.

Gjykata e dënoi të riun me 12 muaj burg. Ai pritet të deportohet pas dënimit.

Article Logic
Execution time: 0.013405799865723
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88628" }