“Zgjohet” Inter, bën goditjen e madhe në merakto, vjen mbrojtësi brazilian

Publikuar tek: sport, më 14:08 09-08-2017 “Zgjohet” Inter, bën goditjen e madhe në merakto, vjen mbrojtësi brazilian

Pas një vere të qetë dhe pa shumë shpenzime, Inter duket se është “zgjuar” dhe ka bërë goditjen e madhe në merakto.

Bëhet fjalë për mbrojtesin brazilian Dalbert i cili është zyratrizuar si lojtar i zikaltërve ditën e sotme.

22 vjeçari vjen nga skuadra e Nice në Francë për një shifër prej 20 milion euro plus bonuese dhe do të përfitojë një rrogë prej 1.8 milion euro në sezon. Mbërritja e tij konsiderohet si një përforcim tejet i rëndësishëm për skuadrën e Spaletit, për problemet që ka shfaqur sezonin e shkuar në këtë repart Inter, por edhe për vetë cilësitë që ka shfaqur Dalbert në Francë me Nicën.

Transferimi i mbrojtesit Brazilian mund të pasohet nga mbërritja e Emre Mor që besohet se do të mbyllë merkaton e zikaltërve për këtë verë. 

Article Logic
Execution time: 0.016069173812866
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88659" }