Ronaldo "acaron keq" maqedonasit me simbolin që ata e “urrejnë”, provokim? (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:08 09-08-2017 Ronaldo

Tashmë është bërë gati e zakoshme që personazhe të njohur të jetës publike të pozojnë me simbolin e shqiponjës i bërë me duar.

Këtë xhest e ka bërë mbrëmjen e djeshme edhe lojtari portugez, Kristiano Ronaldo. Mësohet se gjatë përgatitjeve për Superkupën e Europës, futbollistët e Real Madrid sëbashku me  Ronaldon kanë bërë më duar simbolin e shqiponjës, pasi janë ftuar nga disa tifozë të pranishëm në fushë në atë moment.

Një veprim i tillë është bërë pas kërkesës së disa fëmijëve shqiptarë të cilët ishin pjesë e fondacionit të UEFA-s në përgatitjen e ceremonisë hapëse të takimit.

Veprimi i futbollistëve të Realit, mund të konsiderohet si një provokim, nga autoritet maqedonase pasi simblizon flamurin shqiptar, por gjithsesi mbetet për t'u parë nëse do merren masa ndaj futbollistëve. 

Article Logic
Execution time: 0.013508081436157
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88669" }