Deputeti i ri reagon për sjelljen e maqedonasve në finalen e “Superkupës së Europës”: Është e turpshme

Publikuar tek: politike, më 20:08 09-08-2017 Deputeti i ri reagon për sjelljen e maqedonasve në finalen e “Superkupës së Europës”: Është e turpshme

Deputeti më i ri i Partisë Demokratike, Ervin Sanlianji, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka lëshuar akuza të forta kundrejt autoriteteve të shtetit Maqedonas për sjelljen mbrëmjen e djeshme.

Ai thotë se në finalen e “Superkupës së Europës” u përpoq që të eleminohej populli dhe kultura shqiptare në këtë vend që përbën një pjesë shumë të rëndësishme të këtij shteti. Ai shprehet se kjo sjellje e autoriteteve maqedonase janë shembull i një sjellje proviznciale ballkanike.

Më poshtë reagimi i Ervin Salianjit i plotë

E papranueshemme, provinciale, organizimi dhe sjellja me komplekse e organizatoreve te ndeshjes se Shkupit. E papranueshme qe ne nje qytet ku Shqiptaret jane konsiderueshem dhe ne nje Republike ku shqiptaret jane me rendesi politike dhe sociale duke qene rreth 40% te popullsise, te tentohet te manipulojne mbi 1 miliard shikues, duke evidentuar vetem elemente kulturore sllave.

Do te ishte nder perveçse detyrim per organizatoret qe vallet, veshja tradicionale, muzika e trevave shqiptare ne Maqedoni, apo cdo element kulturor te perfshihej ne program dhe te paraqiste realitetin e nje shteti te ndertuar dhe te mbajtur ne kembe edhe nga shqiptaret si pjese e rendesishme e shtetformimit!

Mentalitet ballkanas dhe provincial qe per fat te keq gjen vend dhe ne sport qe duhet te sherbente si bashkues dhe promovues i vlerave te perbashketa!

Article Logic
Execution time: 0.0024149417877197
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88676" }