Përplaset autobusi në Londër, përfundon në një dyqan

Publikuar tek: bota, më 08:08 10-08-2017 Përplaset autobusi në Londër, përfundon në një dyqan

Një autobus është përplasur me dyqanet në një rrugë në Clapham në Londër, mëngjesin e sotëm.

Shoferi i autobusit është dërguar menjëherë në spital, ndërsa një numër pasagjerësh janë trajtuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë një dëshmitar thonë se përplasja duket e frikshme dhe se zjarrfikësit po bëjnë punë të shkëlqyer për normalizimin e sitatës.

Ndërkohë policia është telefonuar pak para orës 07:00, ku u raportua se një autobus është përplasur me një ndërtesë në Lavender Hill, pranë stacionit të trenit Clapham Junction.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të aksidentit, ku shfaqet autobusi i përmbysur. Mediat britanike shkruajnë se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulancat.

 “Shmangni rrugën Lavender Hill #SË11. Autobusi është përplasur me ndërtesën”, shkruan policia.

londer.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026178359985352
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88719" }