Koreja e Veriut plan për të lëshuar raketa në Amerikë

Publikuar tek: bota, më 08:08 10-08-2017 Koreja e Veriut plan për të lëshuar raketa në Amerikë

Koreja e Veriut shprehet se  ka në plan të lëshojë katër raketa në territorin amerikan të Guamit.

Media shtetërore thotë se raketat e tipit Hwasong-12 do të kalojnë mbi Japoninë dhe do të ulen në det, rreth 30 km larg Guamit, në rast se plani aprovohet nga lideri i vendit, Kim Jong-un.

Vetëm një ditë më parë, vendi lajmëroi se po planifikonte një sulm kundër ishullit të Guamit, që është shtëpi e bazave ushtarake të Shteteve të Bashkuara, bombarduesve strategjikë dhe e rreth 163,000 personave. Sipas një deklaratë të mëvonshme të publikuar nga media shtetërore, ushtria pritet të kompletojë planin në mes të gushtit dhe t’ia prezantojë liderit të vendit për aprovim.

Ky kërcënim i Penianit vjen në një kohë kur beteja verbale me Uashingtonin intensifikohet. Më herët gjatë javës, presidenti Donald Trump deklaroi se Koreja e Veriut do të goditej me zjarr dhe furi në rast se vijonte kërcënimet ndaj SHBA-së. Uashingtoni ka paralajmëruar Veriun se të tilla veprime mund të nënkuptojnë edhe fundin e regjimit të liderit Kim Jong-un.

 Sipas sekretarit amerikan të mbrojtjes Jim Mattis, Peniani do të mundet thellë në rast të angazhimit në një luftë kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson, i cili vizitoi ishullin e Guamit më herët, ka kërkuar të sigurojë amerikanët se Koreja e Veriut nuk paraqet një kërcënim të afërt. 

Article Logic
Execution time: 0.067363023757935
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88721" }