Berisha i përgjigjet Ramës për zjarret: Mos flisni se do ju vijnë tërmetet

Publikuar tek: politike, më 18:08 10-08-2017 Berisha i përgjigjet Ramës për zjarret: Mos flisni se do ju vijnë tërmetet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme për situatën e zjarreve.

Berisha në postimin e tij ka ironizuar duke thënë se Rama “po mallkon shqiptarët me tërmete për shkak të ankesave që u bënë për zjarre.”

“Rama nuk tha sot se "fajin e ka Saliu" as dhe "zjarret i ka vene Saliu". Por perseri gjuha shkon aty ku dhemb dhembi. Prandaj ai perseri deklaroi se fajin per zjarret e kane "klthmat dixhitale", vetkuptohet te Saliut. Se fundi, Rama gjeti mjetin me origjinal, me te fuqishem dhe me brutal e pothuaj nuklear per shuarjen e zjarreve; termetet!!”, shkruan Berisha.

Postimi i Berishës:

Noriega sot nga Dhermiu shuajti zjarret, jo me uje por me termete dhe klithma dixhitale!

Te dashur miq, nje muaj pasi heshti si fije bari, ne kohe kur qindra e qindra vatra zjarri kane djegur mijra hektare pyje, ullishte dhe kullota ne te kater anet e vendit, pasi nuk shqiperoi nje here te vetme gjate gjithe kesaj vere fjalet "zjarr", "flake", "djegie", me ne fund Noriega prishi pese minuta pushimet dhe foli me nje status ne FB. Ne fjalen e tij ne FB dhe jashte tij Noriega tha:
- gjate kesaj vere, si rezultat i funksionimit te narkoshtetit jane shuajtur si kurre me pare 98% te te gjitha zjarreve pa djegur nje dru te vetem (pra perseriti statistiken e tij kanabiste, sipas te ciles ne vend jane shkatrruar 99% e te gjitha bimeve te kanabisit).

- Rama nuk tha sot se "fajin e ka Saliu" as dhe "zjarret i ka vene Saliu". Por perseri gjuha shkon aty ku dhemb dhembi. Prandaj ai perseri deklaroi se fajin per zjarret e kane "klthmat dixhitale", vetkuptohet te Saliut.

Se fundi, Rama gjeti mjetin me origjinal, me te fuqishem dhe me brutal e pothuaj nuklear per shuarjen e zjarreve; termetet!!

Ai sot nuk mallkoi shqiptaret "ju rafte termeti ju rafte", por u tha atyre me me civilitet "harroni, apo mos flisni per zjarret se do ju vine termetet"! Aferim Edvin havaja Aferim!

Article Logic
Execution time: 0.0026149749755859
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88771" }