Emergjenca e zjarreve, Greqia dërgon 2 avionë të tjerë shtesë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:08 10-08-2017 Emergjenca e zjarreve, Greqia dërgon 2 avionë të tjerë shtesë

Situata e zjarreve në vendin tonë është duke dalë jashtë kontrollit, kjo dhe për shkak të kapaciteteve të vogla që kanë emergjencat civile shqiptare.

Për të ndihmuar në përballimin e kësaj gjendje në ndihmë të strukturave të emergjencave kanë ardhur edhe dy avionë të tjerë shtesë nga Greqia.

“Në këto ditë shumë shtete kanë kërkuar ndihmën europiane. Dua të falenderoj Greqinë për gadishmërinë e saj për të mbështetur Shqipërinë për të dytën herë duke dërguar dhe dy avionë, për të ndihmuar shtetin fqinj i cili ka shumë nevojë për asistencë. Ky është rasti konkret i solidaritetit dhe mbështetjes të dhënë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile në BE”, deklaroi komisioneri për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave Christos Stylianides.

Article Logic
Execution time: 0.019534826278687
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88773" }