Stuhi e fuqishme në Itali, pemët shkulen nga rrënjët duke rrezikuar kalimtarët

Publikuar tek: bota, më 08:08 11-08-2017 Stuhi e fuqishme në Itali, pemët shkulen nga rrënjët duke rrezikuar kalimtarët

Një stuhi e fortë ka tronditur qytetin e Venecias në Itali dhe qytetet veriore përreth.

Pasditen e djeshme, banorët e këtyre zonave kanë mbetur të shokuar nga forca e stuhisë, që ka shkulur pemët me gjithë rrënjë duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve apo shoferëve.

Në një foto të mbërritur në newsbomb.al në Udine, Itali shihet një pemë e rrëzuar në tokë e cila mund të sillte dhe dëme në jetë.

Bilanci i parë i tornados së vogël që goditi këto zona flet për 3 të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Article Logic
Execution time: 0.019404172897339
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88808" }