Kuksiani godet punonjësin e ujësjellësit dhe dëmton gjithë rrjetin, arrestohet (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:08 11-08-2017 Kuksiani godet punonjësin e ujësjellësit dhe dëmton gjithë rrjetin, arrestohet (EMRI)

Godet për shkak të detyrës, punonjësin e ujësjellësit si dhe dëmton rrjetin e ujësjellësit, arrestohet nga Policia 38 vjeçari Petrit Onuzi.

Policia bën me dije se, më datë 10.08.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës,  arrestuan në flagrancë shtetasin;

-Petrit Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës, ka goditur punonjësin e ujësjellësit shtetasin K.Sh., 35  vjeç, banues fshatin Shtiqën, si dhe ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale " Goditje për shkak të detyrës", dhe "Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit".

Article Logic
Execution time: 0.0025749206542969
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88811" }