SHBA ul tensionet, përdor diplomacinë

Publikuar tek: bota, më 11:08 11-08-2017 SHBA ul tensionet, përdor diplomacinë

Acarimet mes SHBA dhe Koresë së Veriut kanë arritur mahet. Mijëra oficerë të Koresë së Veriut marshuan në kryeqytetin e vendit, Phenian, për të treguar mbështetjen e tyre ndaj diktatorin Kim Jong-un.

Vendi komunist akoma lëshon kërcënime të forta ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke deklaruar se do të përdorë edhe armë bërthamore ndaj saj.

Ditë më parë në kryeqytet marshuan edhe civilët të cilët shprehnin gadishmërinë për luftë edhe me superfuqinë e botës.

Agjencia shtetërore e vendit komunist ka intesifikuar propagandën për popullsinë vendase të izoluar nga bota, duke dhënë lajme se "sjellje e pakujdesshme e presidentit Trump ndaj vendit të tyre, mund të bëjë që Amerika të kthehet në 'hi' në çdo moment".

Megjithatë SHBA po tregohet më e kujdesshme në deklaratat e fundit duke bërë të ditur, se diplomacia po përparon në bisedimet e saj.

Article Logic
Execution time: 0.014101982116699
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88835" }