Merr formë stadiumi më i ri në Shqipëri, ja si duket ai tani (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 19:08 11-08-2017 Merr formë stadiumi më i ri në Shqipëri, ja si duket ai tani (FOTO)

Çdo vit që kalon dhe stadiumet moderne në Shqipëri sa vijnë dhe shtohen. Përveç atyre të Elbasanit dhe Shkodrës që janë përfunduar dhe “Arena Kombëtare”, e cila po ecën me ritme të shpejta, një tjetër stadium po shkon drejt përfundimit në Tiranë.

Bëhet fjalë për stadiumin e Partizanit i cili është duke u ndërtuar në periferi të Tiranës në fshatin Tufinë.

Stadiumi është parashikuar të ketë një kapacitet prej 5 mijë spektatorësh dhe do të jetë pjesë e një kompleksi me dy fusha stërvitore dhe ambiente për akomondimin e skuadrës gjatë javës.

Fotot e publikuara nga vetë klubi i Pratizanit tergojnë se stadiumi tanimë ka marrë formën e tij dhe dy tribunat kanë perfunduar me ndërtimin e tyre strukturor.

Besohet se nëse vazhdohet me këto ritme stadiumi dhe kompleksi i ri i Partizanit pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.

Më poshtë fotot:

20767796_699857490208650_7902694039810079725_n.jpg

20728037_699857343541998_3019526569557021109_n.jpg

20664779_699857443541988_8432256814979368802_n.jpg

20707999_699857513541981_698785949499325708_n_copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.018037796020508
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88869" }