Aksident hekurudhor në Egjipt, vdesin 36 persona, plagosen qindra të tjerë

Publikuar tek: bota, më 07:08 12-08-2017 Aksident hekurudhor në Egjipt, vdesin 36 persona, plagosen qindra të tjerë

Një tragjedi ka ndodhur në Egjipt, pranë Aleksandrisë për shkak të përplasjes së dy trenave.

Si pasojë 36 persona kanë vdekur dhe 123 janë plagosur kanë njoftuar autoritete vendase.

Shumica e tyre janë dërguar menjëherë në spitalet e Aleksandrisë, qyteti më i madh në veri të Egjiptit.

Njëri prej trenave kishte ndaluar për shkak të një defekti dhe treni tjetër e kishte përplasur atë, njoftoi televizioni shtetëror duke cituar përgjegjës të Ministrisë së Transporteve.

Ky konsiderohet aksidenti më i rëndë hekurudhor i viteve të fundit në Egjipt.

Article Logic
Execution time: 0.0024640560150146
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88905" }