Arrestohet biznesmeni ndërtues në Tiranë, në pranga edhe 2 specialistë të IMT (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:08 12-08-2017 Arrestohet biznesmeni ndërtues në Tiranë, në pranga edhe 2 specialistë të IMT (EMRAT)

Finalizohet operacioni "Ndërtimi", arrestohet një biznesmen ndërtues për ndërtim pa leje si dhe dy Specialistë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë, për "Shpërdorim detyre".

Procedim  penal nga SH.Ç.B.A, dhe procedim disiplinor nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për katër punonjës Policie të Komisariatit të Policisë Nr 4 Tiranë për mos veprim.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin  e rasteve të ndërtimeve pa leje, Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve dhe Ankesave (SH.Ç.B.A), Drejtorinë e Standarteve Profesionale pranë Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “NDËRTIMI” bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasve:

1. Jetnor Gjoka, 47 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

2. Amarildo Duka, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrë specialist pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së  Territorit, Bashkia Tiranë.

3. Dritan Bregasi 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,. Me detyrë specialist pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, pasi  më datë 11.08.2017, në vëndin e quajtur rruga. “Xhanfize Keko”, pallati ML, shtetasi Jetnor Gjoka ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente në një sipërfaqe ndërtimi (garazhi) prej 530 m2.

Sa më sipër nga ana e Inspektorëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morën dijeni për këtë ndërtim pa leje e kanë lejuar duke sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve (banorëve të pallatit), në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Gjithashtu  në lidhje me këtë vepër penale nga SH.Ç.B.A janë kryer veprime proçeduriale penale mbi dyshimet për implikim të punonjsëve të policisë pranë Komisariatit nr.4, Tiranë, konkretisht punonjësit e policisë me iniciale Xh.M, Y.H, F.D dhe E.H, të cilët në përmbushje të detyrave funksionale të tyre janë  mjaftuar vetëm me komunikimin verbal të specialistëve të IMT.

Gjithashtu ndaj punonjësve të Policisë ka nisur dhe procedimi disiplinor nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mos veprim.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”.

 


Ndertuesi by newsbomb-al

Article Logic
Execution time: 0.002647876739502
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88906" }