Deputeti aksidentoi për vdekje një person, reagon me urgjencë PD: Miku i ngushtë i Ramës po tenton të manipulojë provat

Publikuar tek: aktualitet, më 11:08 12-08-2017 Deputeti aksidentoi për vdekje një person, reagon me urgjencë PD: Miku i ngushtë i Ramës po tenton të manipulojë provat

Reagon me urgjencë Partia Demokratike pas aksidentit që shkaktoi deputeti i PDIU Aqif Rakipi duke i marrë jetën një 53 vjeçari.

PD akuzon se miku i ngushtë i Ramës po tenton të manipulojë provat.Sipas selisë blu deputeti i PDIU ka qenë me shpejtësi por gjithçka po tentohet të manipulohet nga vendi i ngjarjes.

REAGIMI I PLOTË I PD:

Partia Demokratike kërkon zbardhje dhe transparencë të plotë të një ngjarjeje të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku të dhënat janë se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje me makinë një person.

Ka dyshime serioze se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit që njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe i kërkon prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht. Të dhenat janë se deputeti mik i Ramës ka qënë me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar edhe nga vendngjarja me makinën e tij. Prishja e vendngjarjes do t'ju sjellë vështirësi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve te aksidentit. Për këtë arsye PD kërkon hetim e përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtesi për viktimën.

Article Logic
Execution time: 0.021219968795776
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88911" }