Deputeti i saj përplasi për vdekje një person, reagon PDIU

Publikuar tek: politike, më 09:08 12-08-2017 Deputeti i saj përplasi për vdekje një person, reagon PDIU

Reagon PDIU pas aksidentit të Aqif Rakipit, deputet i kësaj force politike, i cili përplasi me makinën e tij një këmbësor.

PDIU dënon faktin që PD po përkon të bëjë opozitë me një aksident.

“PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike”, thuhet në reagimin zyrtar të PDIU që i përgjigjet reagimit të selisë blu që nga ana tjetër akuzoi se po manipulohen provat e aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0025081634521484
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88917" }