Ja kur mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste: Të ftuarit e rinj dhe “vulosja” e qeverisë Rama2

Publikuar tek: politike, më 10:08 12-08-2017 Ja kur mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste: Të ftuarit e rinj dhe “vulosja” e qeverisë Rama2

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet të dielën e 27 gushtit në orën 10:00. Mbledhja e Asamblesë do të mbahet në orën 10:00 në ambientet e “Hotel Tirana” ndërsa newsbomb.al mëson detajet e para.

Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithshme e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor ku do të ndalet edhe te ata koordinatorë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS-në krahasuar me të tjerët.

Gjithashtu, vëmendje të madhe do marrë edhe krijimi i qeverisë së re, shkruan newsbomb.al. Kryeministri Edi Rama caktoi 5 grupesh pune, të cilët kanë hartuar raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Krerët e grupeve kishin përgjegjësi të bënin nga një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. 5 drejtuesit e grupeve që do i referojnë Ramës raportet janë: Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi,  Niko Peleshi,  Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. Mbi bazën e këtyre raporteve do të vendime të rëndësishme lidhur me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë.

Sakaq, newsbomb.al mëson se pjesë e kësaj asambleje do të jenë edhe deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit.

Deputetët e rinj të kësaj legjislature e kanë marrë tashmë ftesën për të qenë në orën 10:00 te “Hotel Tirana” aty ku do të vendoset fati i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.023199081420898
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88921" }