Tmerr në Vlorë, shkëputen masive shkëmbinjsh te “Kalaja”, zënë poshtë makinën (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:08 12-08-2017 Tmerr në Vlorë, shkëputen masive shkëmbinjsh te “Kalaja”, zënë poshtë makinën (FOTOT)

Momente tmerri këto për një shofer që ka qenë duke kaluar pranë “Kalasë” në Vlorë, raporton newsbomb.al.

Masive shkëmbinjsh janë shkëputur duke zënë poshtë një makinë. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit nuk është lënduar ndërsa menjëherë policia ka bllokuar qarkullimin në të dyja akset në Vlorë-Orikum.

Policia paralajmëron se mund të shkëputen të tjera masive shkëmbinjsh. Kujtojmë se jemi në kulmin e sezonit turistik, në kulmin e lëvizjeve të automjeteve e pushuesve ndaj një gjë e tillë është e patolerueshme të ndodhë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se në vendin e quajtur ''Kalaja'', është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera.

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës.

Njoftohemi se nuk ka dëme në njërez. Janë njoftuar Emergjencat Civile.

5.jpg

51.jpg

511.jpg

51111.jpg

sjk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002532958984375
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88922" }