VIDEO/ Tre orë bllokuar në Portin e Durrësit: Po na ikën truri!

Publikuar tek: aktualitet, më 11:08 12-08-2017 VIDEO/ Tre orë bllokuar në Portin e Durrësit: Po na ikën truri!

Një situatë alarmante kjo e krijuar në Portin e Durrësit.

Qytetarët udhëtarë denoncojnë në newsbomb.al se prej tre orësh kanë mbetur të bllokuar në rradhë ndërsa autoritetet ende nuk kanë nisur imbarkimin e mjeteve dhe të pasagjerëve.

Shoferët i bien borive të makinave pa pushim ndërsa brenda mjeteve ndodhen të bllokuar edhe gra e fëmijë që nuk mund të durojnë më në këto temperatura të larta.

Autoritetet portuale nuk japin asnjë shpjegim për këtë situatë ndërsa udhëtarët shprehen të revoltuar.

“Po na ikën truri”, thotë një prej tyre për newsbomb.al.

Në fakt vetëm kur shikon këto video e dëgjon zhurmën e tmerrshme të borive që s’ndalin tmerrohesh, e jo më të presësh aty me orë e orë të tëra sikundër po presin qindra qytetarë.

Port-Durres by newsbomb-al

 


Port-Durres by newsbomb-al

Article Logic
Execution time: 0.017642021179199
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88923" }