Skandali/ Gjykata liron pronarin e “Spitalit Gjerman” që akuzohet për 2 milion euro mashtrim

Publikuar tek: aktualitet, më 12:08 12-08-2017 Skandali/ Gjykata liron pronarin e “Spitalit Gjerman” që akuzohet për 2 milion euro mashtrim

Një rast i paprecedentë është e regjistruar sërish në gjykatat shqiptare, ku një i akuzuar për mashtrim me vlerë 2 milion euro është lënë i lirë. Bëhet fjalë për Lefter Sulkajn, pronar i “Spitalit Gjerman”, i pozicionuar pranë Kishës Ortodokse, tek Rruga e Kavajës.

Boldnews.al mëson se fillimisht ka qënë një shtetas i cili ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës, biznesmenin Lefter Sulkaj dhe një bankë të Nivelit të Dytë. Më pas, janë regjistruar edhe kallëzime për mashtrim nga persona të tjerë në drejtim të Sulkaj dhe kësaj banke.

Prokurori i çështjes, pasi ka shqyrtuar dosjen e akuzave ndaj pronarit të “Spitalit Gjerman”, Lefter Sulkaj, i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shkak të veprës penale që ai dyshohet se ka kryer. Në fashikullin e dërguar në gjykatë, prokurori arsyeton se Sulkaj dyshohet se ka konsumuar veprën penale 143/2 të Kodit Penal, e që parashikohet një dënim nga 10 deri në 20 vjet burg.

Në bazë të këtij arsyetimi, por edhe të provave të depozituara nga kallëzuesit, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi më datë 27.07.2017 si masë sigurie “Arrest me burg” për biznesmenin Lefter Sulkaj. Ky i fundit, kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, pasi ai pretendon se kjo është një çështje civile dhe për momentin nuk ka likuiditet në shlyerjen e detyrimit prej 2 milion euro që ka ndaj disa shtetasve.

Pasi shqyrtoi kërkesën e Lefter Sulkaj, i njëjti institucion, pra Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë (me një tjetër gjykatës) rrëzon organin e akuzës duke ndryshuar më 06.08.2017 masën e sigurisë për biznesmenin nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”. Edhe pse pasojat e mashtrimit ishin tepër të mëdha (me vlerë 2 milion euro), gjyqtari nuk morri parasysh faktin se kjo vepër penale dënohet deri në 20 vjet burg.

E gjendur në këto rrethana, Prokuroria e Tiranës nëpërmjet një ankese i kërkon Gjykatës së Apelit që të rrëzojë masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, duke rikthyer sërish në burg biznesmenin nga Berati, Lefter Sulkaj. Sipas ankimimit, provat që janë paraqitur në gjykatë kurrësesi nuk mund të ndryshonin masën e sigurisë duke nxjerrë nga qelia pronarin e “Spitalit Gjerman”.

Ndërkohë një tjetër ankesë ka mbërritur edhe në zyrën e kryeministrit Rama, kësaj here nga një grup të rinjsh. Ata shprehin zhgënjimin sesi një gjyqtare ka nxjerr nga burgu një person të akuzuar për mashtrim me shifra marramendëse prej 2 milion eurosh. Të rinjtë që pretendojnë se ndjekin zhvillimet e gjyqësorit, shprehen mosbesues edhe ndaj trupës gjyqësore të Apelit, që do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë më datë 16.08.2017, për të rikthyer në burg Lefter Sulkajn. Në fund ata kërkojnë që ky skandal mashtrimi të pasqyrohet në media, pasi është mbajtur tepër e fshehur.

“As një media e shkruar apo vizive, portal apo internet, si dhe vetë komunikata e Policisë Tiranë nuk e jep një lajm të tillë, pasi nuk “përbën” lajm. Vjedhja e një lope, bagëtie apo një motorri përbën lajm dhe policia me të madhe deklaron se u kap filani e fisteku, por ky mashtrues 2 milion eurosh nuk përbën lajm!” – thuhet në ankesën e drejtuar ndaj kryeministrit Rama, që kërkojnë ta ndiqet si rast edhe nga Komisioni i Vettingut për mënyrën sesi një gjyqtare liroi një të akuzuar për mashtrim.

Biznesmeni dhe pronari i “Spitalit Gjerman”, i akuzuar për mashtrim, Lefter Sulkaj, ka patur në të shkuarën edhe një eksperiencë modeste në politikë. Në vitin 2001, Sulkaj ka kandiduar për deputet nën siglën e Partisë Aleanca Demokratike, të Neritan Cekës por që nuk është mundur të zgjidhet./ Bold News

bo.jpeg

bo1.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.014119148254395
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88927" }