Lihet i lirë Aqif Rakipi, Prokuroria: Fajin e kishte këmbësori

Publikuar tek: politike, më 14:08 12-08-2017 Lihet i lirë Aqif Rakipi, Prokuroria: Fajin e kishte këmbësori

Pas aksidentit të ditës së sotme ku deputeti i PDIU, Aqif Rakipi përplasi për vdekje në autostradë shtetasin Seit Sorra, Prokuroria ka vendosur të lërë në gjendje të lirë deputetin e Kuvendit.

Prokuroria vendosi të lërë të lirë Rakipin pasi nga vëzhgimet paraprake nuk janë vërejtur shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e tij. Lirimi i deputetit të PDIU është bërë në komisariatin numër 2 në Tiranë.

Mësohet se Prokuroria do i vazhdojë hetimet për Aqif Rakipin në gjendje të lirë. Bëhet e ditur se viktima Sit Sorra i ka prerë rrugën deputetit në mes të atuostradës në mënyrë të befasishme.

Article Logic
Execution time: 0.0025858879089355
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88933" }