Paralajmërimi i Trump, mund të ndërhyjmë ushtarakisht në Venezuelë

Publikuar tek: bota, më 14:08 12-08-2017 Paralajmërimi i Trump, mund të ndërhyjmë ushtarakisht në Venezuelë

Tensionet dhe dhuna në rritje në Venezuelë është bërë shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar.

Lidhur me ngjarjet në këtë vend, ka folur edhe presidenti SHBA-ve Donald Trump, i cili ka deklaruar se dhuna e shtuar ditët e fundit në Venezuelë është bërë e papranueshme.

Me një gjuhë të ashpër, Trump deklaroi se zgjidhja e krizës në vendin latino-amerikan mund të jetë një ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare.

Ndërkohë kjo deklaratë e Trump, nuk është pritur mirë në Venezuelë. Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino e quajti “një akt çmendurie” deklaratën, ndërsa Ministri i Komunikimit, Ernesto Villegas e konsideroi si kërcënimin më serioz kundër sovranitetit dhe pavarësisë së vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0025670528411865
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88934" }