Zhbllokohet rruga në Vlorë, largohen të gjithë shkëmbinjtë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 12-08-2017 Zhbllokohet rruga në Vlorë, largohen të gjithë shkëmbinjtë

Bllokimi aksit rrugor, Vlorë Orikum si pasojë e rënies së disa masivëve shkëmbore në rrugë, shkaktoi trafik dhe panik të madh tek qytetarët.

Pas disa orësh ku nuk lejohej qarkullimi i makinave, forcat e Emergjencave Civile në bashkëpunim me kompaninë që mirëmban rrugët e Vlorës kanë bërë të mundur zhbllokimin e këtij aksi.

Ndërkohë Forcat Xheniere kanë bërë inspektimin e nevojshëm të situatës dhe kanë siguruar se nuk ka pjesë të tjera shkëmbore të cilat mund të shkeputen.

“Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë normalisht në të dyja kahet e aksit rrugor. Falenderojmë të gjithë drejtuesit e automjeteve për mirëkuptimin që treguan lidhur me situatën e ndodhur”, citohet në njoftimin e Policisë së Shtetit për këtë ngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0024828910827637
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88937" }