Ish-kryebashkiaku ironizon me gurët që bllokuan rrugën në Vlorë: Të marrsha të keqen o gur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:08 12-08-2017 Ish-kryebashkiaku ironizon me gurët që bllokuan rrugën në Vlorë: Të marrsha të keqen o gur

Gurët që bllokuan aksin rrugor Vlorë-Orikum ditën e sotme përveç trafikut që shkaktuan dhe rrezikut që shfaqën për jetën e qytetarëve, u bënë edhe temë debati në opinion publik shqiptar.

Për këtë ngjarje reagoi edhe ish kryetari Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku dallohen notat e forta ironike, Gjika thotë se gurët që bllokuan rrugën do kujtohen gjatë në memorin e vlonjatëve, pasi u prishën rehatinë e zakonshme që i karakterizon ata në këtë periudhë.

Më poshtë statusi i Shpëtim Gjikës i plotë:

Të marrsha të keqen o gur !

Si me porosi e bëre sot !

Na bllokove ne vlonjatëve në plazh !

Po shumë mirë na e bëre o gur !

Jo po tërë tangërllëk ne vlonjatët, vijmë në plazh në orën 10 e duam të ikim në orën 13 !

Duam ne të ikim, se medemek aty e kemi plazhin dhe nesër !

Duam të ikim se mbaron orari i llafeve, i thashethemeve, i përgojimeve !

Mos o zot të mungojmë në këtë aktivitet !

Këtu nuk falen mungesat, se po mungove e hëngre, ta futën !

Plazhi aty është dhe nesër !

Sot do merren te gjithë me gurin, shpëtuan njerëzit !

Rrofsh o gur !

Sot na fale një ditë pushimi prej vërteti !

Tani te hoqën o gur, por ti do kujtohesh gjate në mendjet dhe zemrat tona !

Monument do të bëjme o gur, që me prezencën tënde të pa dëshiruar, i dhe Vlorës dhe ne vlonjatëve një dite pa llafe për shoshoqin !

PS: të na falin pushuesit për një ditë të vetme, në të cilën menduam vetëm për veten tonë !

Article Logic
Execution time: 0.0025289058685303
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88939" }