Zbardhet arsyeja e vizitës së senatorëve amerikanë ditën e sotme në Presidencë, Qeveri dhe PD

Publikuar tek: politike, më 17:08 12-08-2017 Zbardhet arsyeja e vizitës së senatorëve amerikanë ditën e sotme në Presidencë, Qeveri dhe PD

Ditën e sotme një delegacion prej katër senatorësh të Shteteve të Bashkuara mbërritën në Tiranë për të zhvilluar një sërë vizitash në disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit.

Senatorët  Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin e vendit Ilir Meta, zyrtarë të lartë të qeverisë si dhe me përfaqëses të Partisë Demokratike.

Në një njoftim për mediat, Ambasada amerikane në Tiranë, saron arsyen e viztës së 4 senatorëve ditën e sotme në Shqipëri. Sipas Ambasadës, vizita e senatorëve lidhet rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal dhe përpjekjet për të luftuar terrorizmin.

"Gjithashtu në vizitën e tyre ambasadorët kanë shprehur sërish rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi", thuhet në njoftimin e ambasadaës së SHBA në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0025880336761475
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88942" }