Makina del nga korsia dhe përplaset me mercedesin, 2 të plagosur në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 18:08 12-08-2017 Makina del nga korsia dhe përplaset me mercedesin, 2 të plagosur në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Papër, ku dy makina janë përplasur mes tyre.

Mësohet se makina e tip Wolsvagen e drejtuar nga shtetasi me inicialet Y.V ka dalë nga korsia, duke u përplasur me makinën benz me target AA 616 në pronësi të drejtuesit me inicialet R.M.

Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital ku pa marrin ndihmën e nevojshme jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia e Elbasanit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.026131868362427
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88943" }