Pas lajmit për ndarjen nga portieri Alban Hoxha, reagon Çiljeta: Kam vendosur të ndjek rrugën ligjore

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:08 12-08-2017 Pas lajmit për ndarjen nga portieri Alban Hoxha, reagon Çiljeta: Kam vendosur të ndjek rrugën ligjore

Ditën e sotme në shtypin e shkruar dhe online u përhap lajmi për ndarjen e çiftit Alban Hoxha dhe Çiljeta Çilaga.

Lajmi në fakt nuk merrte për bazë asnjë provë dhe fakt të mirëfilltë, por thuhej që ishte e paqartë nëse ishte thjesht një grindje apo një ndarje përfundimtare.

Me sa duket kjo e ka nervozuar këngëtaren, e cila e pyetur nga revista Who, ka thënë që nuk ka ndër mend të jap detaje për jetën e saj, por ka ndër mend të bëjë diçka tjetër, të hedhë në gjyq të gjithë ata që shpikin rreth emrit të saj.

“Nuk kam ndërmend të mbush portalet duke dhënë deklarata përsa i përket historisë sonë të dashurisë, por duke marrë shkas nga çfarë është shkruar sot dhe gjithë këtë vit në lidhje me mua, pa më kontaktuar asnjëherë personalisht, kam vendosur t’i ndjek në rrugë ligjore të gjithë ata që kanë shpikur, që të zënë mend një herë e mirë. Për shumë e shumë lajme të rreme që kanë bërë për jetën time, duke përfshirë këtu edhe djalin tim, me lajme të pavërteta dhe abuzime”, ka thënë ajo.

Article Logic
Execution time: 0.018985986709595
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88946" }