SHBA në gjendje alarmi pas përplasjes mes ekstremistëve të djathtë dhe protestuesve

Publikuar tek: bota, më 19:08 12-08-2017 SHBA në gjendje alarmi pas përplasjes mes ekstremistëve të djathtë dhe protestuesve

Një protestë e nacolnalistëve amreikanë dhe të djathtës ekstreme, ka bërë që në qytetin e Charlottesville në shtetin amerikan të Virginias të shpallet gjendja emergjente, raporton BBC.

Tubimi i titulluar “Unite the Right”, ka bërë bashkë mijra njerëz, të cilët janë kundër heqjes së statujës së një gjenerali të Konfederatës. Si pasojë e këtij tubimi janë rregjistruar përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe ekstremistëve të djathtë, shkruan BBC.

Ndërkohë Presidenti SHBA-ve Donald Trump, ka reaguar lidhur me këto protesta duke dënuar dhunën.

“Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar. Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë”, është shprehur ai në Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.019229888916016
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88949" }