Mesazhi i ndjerë i Berishës: I lehtë qoftë dheu sonte për ty motra ime e dashur

Publikuar tek: politike, më 19:08 12-08-2017 Mesazhi i ndjerë i Berishës: I lehtë qoftë dheu sonte për ty motra ime e dashur

Pas ndarjes nga jeta të motrës së tij të vetme, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një mesazhi shumë të ndjerë, Berisha ka njoftuar këtë lajm të hidhur për të dhe familjen e tij.

Për mua dhe të gjithë familjen tonë dhimbja, pikëllimi nga kjo ndarje ishin të thella sepse, me dashurinë, miresitë e saj të pakufishme dhe përkushtimin ndaj të gjithë nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe mirësia njerëzore nuk kanë moshë, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Më poshtë statusi i plotë i Sali Berishës:

Te dashur miq!

Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!

Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!

Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.

Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.

Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!

I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb

Screenshot_12.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025851726531982
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88950" }