Greqia përgatit “listën e zezë” të himariotëve që humbasin nënshtetësinë helene

Publikuar tek: politike, më 19:08 12-08-2017 Greqia përgatit “listën e zezë” të himariotëve që humbasin nënshtetësinë helene

Disa ditë më parë gazeta greke “ProtoThema” publikoi një shkrim ku trajton një nismë të qeverisë greke.

Sipas gazetës “ProtoThema” , shteti Helen pritet t’i heqë nënshtetësinë greke shumë himariotëve të cilët sipas saj, “punojnë kundër minoritetit grek dhe rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë”.

“Në duart e ministrit të brendshëm Panos Skourletis, është lista e gjatë e emrave që janë deklaruar si banorë të Himarës dhe që kanë marrë nënshtetësinë greke, por bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare kundër të drejtave etnike dhe fetare të minoritetit grek në rajon”, shkruan “ProtoThema”.

Në këtë “listë të zezë” të ministrisë së Jashtme dhe të brendshme të Greqisë dallojnë disa zyrtarë lokal të Bashkisë Himarë, pjesa më ë madhe e tyre anëtarë të Partisë Socialiste të cilët sipas gazetës kanë dorë në grabitjen e pronave të minoritarëve grek në Himarë.

Më poshtë disa emra të listës së zezë sipas gazetës greke:

Fotis Karavelas: Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës.

Dhimitri Bifa: Bashkëpunon me autoritetet për grabitjen e pronave të minoritarëve.

Aleko Dede: Ish-oficeri i marinës shqiptare dhe kreu aktual i Departamentit të Planifikimit të Komunës së Himarës.

Stefan Kokedhima: Keyeplak i fshatit Kiparo Himarës.=

Harallamb Ruçi. Anëtar i Partisë Socialiste me një retorikë të fortë anti-greke.

Kristo Kondili: Mësues në Dhërmi, udhëhoqi shembjen e kishës së Shën Athanasit.

Aleksi Marko: Kryeplak i Drimadhës.

Article Logic
Execution time: 0.01924991607666
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88951" }