Mediat greke e bënë me nënshtetësi greke, vjen reagimi i Aleksandër Çipës

Publikuar tek: politike, më 20:08 12-08-2017 Mediat greke e bënë me nënshtetësi greke, vjen reagimi i Aleksandër Çipës

Disa ditë më parë një gazetë e njohur greke “ProtoThema”, publikoi një artikull ku thoshte se qeveria greke kishte marrë vendim që t'u hiqte nënshtetësinë greke disa himariotëve, për shkak se kishin punuar kundër interesave të shtetit grek, në mesin emrave të përmenduar nga gazeta, ishte dhe ai i Aleksandër Çipës.

Çipa, i cili është dhe kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptar, ka reaguar publikisht për këtë lajm të përhaprur edhe në mediat shqiptare.

Në reagimin e tij ai thotë se asnjëherë nuk ka patur një nënshtetësi të huaj. Aleksandër Çipa shton se i vetmi moment ku ka dashur që të ketë një nënshtetësi tjetër ka qenë viti 2001 ku ka kërkuar të marrë nënshtetësinë e shqiptarit të Kosovës.

Më poshtë reagimi i Aleksandër Çipës i plotë:

Article Logic
Execution time: 0.0052578449249268
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88952" }