Manchester United bën gati goditjen “big”, 100 milion euro për Bale

Publikuar tek: sport, më 21:08 12-08-2017 Manchester United bën gati goditjen “big”, 100 milion euro për Bale

Nuk kanë të ndalur “çmenduritë” në këtë merkato vere dhe shifrat astronomike me të cilat po transferohen futbollistët.

Pas PSG, duket se e ka radhen Manchester United për të bërë goditjen e madhe. Bëhet fjalë për një ofertë prej 100 milion euro për yllin e Real Madrid, Gareth Bale i cili çdo ditë e më shumë është larg klubit “Merengues”.

Mësohet se ai po kërkohet me ngulm në Manchester nga trajneri i saj, Jose Mourinho, i cili e sheh atë si përforcimin ideal për krahët e sulmit.

Vetëm ditët në vijim do të përcaktojnë nëse Bale do të jetë “çmenduria” e radhës apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.017838954925537
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-88958" }