Në një nga zonat më të frekuentuara të sezonit turistik, në Golem të Durrësit banorët e një pallati kanë denoncuar kushtet e patolerueshme me të cilat janë përballur prej kohësh.
Bëhet fjalë për një pallat me 160 hyrje, i ndërtuar nga firma “Zaimaj SHPK”. Në hyrje të pallatit, siç shihet dhe në foto, garazhi është bërë si pellg pasi qëndron i mbushur me ujë prej kohësh për shkak të rrjedhjes së tubacioneve.
Banorët e pallatit kanë vendosur të denoncojnë firmën e ndërtimit për shkak të papërgjegjësisë. Familjet u shprehën se kanë tentuar disa herë të kontaktojnë me firmën por nuk kanë marrë përgjigje për problemet. Ajo çfarë i shqetëson më tepër banorët nuk është gjendja katasrofale e garazhit që ka dalë jashtë përdorimit.
Pallati gjatë verës nuk ka pasur as ujë të pijshëm, mungesa e të cilit ka ndikuar ndjeshëm në këtë sezon turistik.