Artikulli humoristik për Berishën: Pasuri 145 milionë dollarë dhe me linjë mode “Berisha Seduction”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:30 06-11-2015 Artikulli humoristik për Berishën: Pasuri 145 milionë dollarë dhe me linjë mode “Berisha Seduction”

Ironisë së revistës humoristike të huaj “Mediamass” nuk ka mundur t’i shpëtojë as ish-kryeministri Sali Berisha.

Artikulli thotë se vlera neto e pasurisë së tij shkon rreth 145 milionë dollarë ndërsa në pronësi të Berishës janë dhjetra biznese, si linja e “fast-food”-it “Fat Berisha Burger”, ka nisur prodhimin e vodkës (Pure Wonderberisha - Albania) madje ka hyrë edhe në tregun e parfumeve me (With Love from Sali).

Mediamass është një revistë që ironizon VIP-at në mbarë botën, megjithëse shumë përdorues e marrin si të vërtetë, faqja e famshme “TMZ” ka treguar disa herë se bëhet fjalë për parodi. Pavërtetësia e artikullit sqarohet edhe në brendësi të tij.

Titulli i artikullit për Berishën është: “Sali Berisha - Politikani më i paguar në boët”. Më tej thuhes se pasuria e tij është e shpërndarë në aksione, investime, fabrika madje edhe linjë kozmetike. Sipas artikullit humoristik, Berisha është pronar i ekipit “Ëngjëjt e Tropojës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028295040130615
array(1) { ["section"]=> string(102) "artikulli-humoristik-per-berishen-pasuri-145-milione-dollare-dhe-me-linje-mode-berisha-seduction-24819" }