Artikulli i Reuters për protestën, akuza nga disa media afër opozitës

Publikuar tek: politike, më 11:50 14-03-2015 Artikulli i Reuters për protestën, akuza nga disa media afër opozitës Protesta e opozites ne 12 mars ne Tirane

Një raportim i agjencisë prestigjoze britanike Reuters mbi mitingun e opozitës në Tiranë në 12 mars, duket se është parë me vëretje nga disa media, që shkojnë kah opozitës. Reuters ka pasqyruar protestën, deklaratat e Metës dhe Lulzim Bashës, por ka evidentuar faktin se çështja Doshi, nuk pati impaktin publik që pritej, për shkak të kthesave të procesit. 

Gazeta ekspress shkruan se gazetari i agjencisë Reuters i bën shkrimet në zyrat e qeverisë, duke akuzuar reporterët në Tiranë. “E ka një shpjegim përfundimi që ka nxjerrë gazetari i Reuters në Tiranë. Kur shkrimet shkruhen nga zyra e kreut të qeverisë që është edhe kushëri natyrisht që në vend të vërtetës, do të bëhet propagandë” shkruan express online. 

reuters

Por në fakt mitingu i PD që zgjati vetë 45 minuta, në bulevardin kryesor të Tiranës, ngjalli pikëpyetje jo vetëm për gazetarët, por edhe vetë ata qindra e qindra të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, të cilët u grumbulluan në shesh, vetëm për të dëgjuar katër fjalime. Nuk pati komente reale, por burimet thonë se ka qenë një presion i madh ndërkombëtar për mitingun. E në anën tjetër, duket se skema për të rrethuar parlamentin nuk u vu dot në zbatim, sepse Ilir Meta i mbylli të enjten punimet e parlamentit, më herët sesa parashikoi opozita. 

ekspres

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Bashkia e Tiranës të lërë protestën, e të menaxhojë qytetin
Edi Rama inspektim i papritur në Durrës në sheshin kryesor, shoqërohet nga Dako »
Article Logic
Execution time: 0.025259971618652
array(1) { ["section"]=> string(73) "artikulli-i-reuters-per-protesten-akuza-nga-disa-media-afer-opozites-5857" }