Artistët e Teatrit Metropolitan shkëlqejnë te “Reja”, surprizojnë me shfaqjen e tyre

Publikuar tek: kulture-art, më 19:14 27-03-2017 Artistët e Teatrit Metropolitan shkëlqejnë te “Reja”, surprizojnë me shfaqjen e tyre

Një nga veprat më të njohura të instilacionit të artit publik “Reja”, e vendosur përpara Galerisë së Arteve është shndërruar në një hapësirë të pavarur, me një kalendar të ngjeshur eventesh, në bashkëpunim më partnerë kulturorë lokalë, individë, institucione edukimi, komunitete, etj.

 

 Në regjinë e Stefan Çapaliku dhe interpretimin elegant të Pjerin Vlashit, artistët e Teatrit Metropolitan të Tiranës preferuan që këtë fundjavë të dalin nga salla e mbyllur duke shfaqur veprën bashkëkohore 'Kontrabasi' brenda një hapësire unike si “Reja”.

“Sa bukur 'Kontrabasi' në Reja.  Kolegët tanë të Teatrit Metropol këtë fundjavë dolën jashtë sallës. Në regjinë e Stefan Çapaliku dhe interpretimin elegant të Pjerin Vlashit sollën veprën bashkëkohore brenda një hapësire unike si reja. #Metropol #Reja #teatrijuaj”, shkruan Veliaj në profilin e tij në Facebook.

 Siç mund ta shihni dhe nga fotot, vepra u ndoq nga dhjetëra admirues të artit në kryeqytet.

 Reja është kthyer tashmë në një nga vendet më të vizitueshme, jo vetëm nga publiku kryeqytetas por dhe nga vizitorët e huaj.  Ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto, pavijoni është menduar si një hapësirë e lirë sociale.

17505331_10155179354951926_2387719592230200372_o.jpg17546961_10155179354796926_2614647573891312499_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gërmimet për “Velierën”, ja ç’zbuluan arkeologët nga antikiteti (FOTO)
Intervista e fundit e Parashqevi Simakut, rrëfimi për dashurinë që la pas në Shqipëri (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.023158073425293
array(1) { ["section"]=> string(87) "artistet-e-teatrit-metropolitan-shkelqejne-te-reja-surprizojne-me-shfaqjen-e-tyre-73303" }