Artistët “masakrojnë” Kumbaron për betonizimin e Butrintit: Mos fol pa kulturë zonja ministre!! (REAGIMET E FORTA)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:51 14-10-2017 Artistët “masakrojnë” Kumbaron për betonizimin e Butrintit: Mos fol pa kulturë zonja ministre!! (REAGIMET E FORTA)

Është një masakër kulturore dhe historike ajo që po ndodh në Parkun Arkeologjik të Butrintit, aty ku firma private “hako” dhe “Agikons” po betonizojnë gjithçka në dakordësi të plotë me ministren Kumbaro dhe në shkelje flagrante të ligjit. Në valën e reagimeve kundër ministres së Kulturës, kanë reaguar edhe regjisorë e aktorë të cilët e cilësojnë atë që po ndodh, një fatkeqësi.

Arben Derhemi (aktor):

“Ajo që po bëhet në Butrint është skandal. Fatkeqësia është që ne nuk kemi as shoqëri civile, as njerëz që të merren me këtë punë, sepse ne sot duhet të ishim atje në Butrint, duke shkatërruar atë që po bëhet atje me vendim nga ministria. Është e tmerrshme, skandaloze, le ta bëjë Mirela Kumbaro betonin në shtëpinë e saj sepse nuk e ka pronë të saj Butrintin. Nuk e ka pronë, por po mendojnë se janë pronarë tashmë.

Unë kam qenë në teatrin antik të Butrintit, kam interpretuar aty. Por ministrja tha amfiteatër, dhe nuk ka faj sepse për të vetmin festival në Shqipëri, që i vlen vendit ku vijnë trupa të huaja me paratë e veta për në festival, ministrja jonë i jep atij festivali 7 milionë lekë të vjetra. Që këtu fillon dhe gabimi dhe tmerri i saj, është festival ndërkombëtar dhe ne shqiptarët në teatër na njohin për atë festival”

Saimir Kumbaro (regjisor):

Ministrja e Kulturës tha në televizion se do të restaurojë "Amfiteatrin e Butrintit"! Butrinti nuk ka amfiteatër, por teatër antik. Amfiteatri ka formë rrethore dhe në arenën e tij ndesheshin gladiatorët, kurse në teatrin antik që ka formën e patkoit interpretoheshin pjesë teatrore të autorëve si Aristofani, Euripidi, etj. Mos fol pa kulturë zonja ministre e Kulturës”

Neritan Liçaj (aktor):

E nderuara ministre e kultures Kumbaro.Meqe vini nga bota akademike besoj duhet te dini se amfiteateri eshte arene sportive e asaj kohe..antikitetit,ku zhvilloheshin ndeshje gladjatoresh dhe gara atletesh...Butrinti nuk ka amfiteater por teater.Dhe te lutem mos nderto gje aty se e perdhunon ate magji me jehone mijravjecare.Me shume rrespekt dhe perulje Neritani qe ka interpretuar disa here ne ate tempull ku ju keni shkelur si biznesmenopolitikanoadministratore dhe mbase ndonjehere dhe si vizitore,por asnjehere si intelektuale me vlera te rralla e botes akademike.....se perndryshe nuk do e kishit bere kete procke,jo kryeministri tua kerkonte por dhe perendija.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush ishte Makiaveli; diplomati, filozofi, historiani dhe poeti që çliroi politikën nga barra penguese e moralit
»
Article Logic
Execution time: 0.056519985198975
array(1) { ["section"]=> string(113) "artistet-masakrojne-kumbaron-per-betonizimin-e-butrintit-mos-fol-pa-kulture-zonja-ministre-reagimet-e-forta-95871" }