Artistët sërish në protestë pas zbulimit të projekt-ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika: Rama si Erdogani

Publikuar tek: kulture-art, më 21:09 10-06-2018 Artistët sërish në protestë pas zbulimit të projekt-ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika: Rama si Erdogani

Artistët janë mbledhur sërish në protestë pranë ambienteve të Teatrit Kombëtar, pas zbulimit të një projekt-ligji që parashikon shembjen e godinës aktuale dhe ndërtimin e disa kullave.

Gjatë fjalës së tij, aktori i madh Robert Ndrenika ka thënë se kryeministria po i perbuz dhe se këtë që po bën me Teatrin mund ta bëjë vetëm presidenti Erdogan në Turqi.

“Sot ishte një gjë shumë e papritur. Nuk marr vesh se çfarë ndodh… Kemi qenë tek presidenti i republikës dhe na ka dhënë plotësisht të drejtë. Kemi qenë edhe tek kryetari i Kuvendit, i cili na ka dhënë të drejtë. Edhe opozita është me ne. Jam i bindur që ka shumë në PS që janë me ne, por nuk flasin se kanë edhe ata hallet e tyre. Këtu u bë puna si tek ajo puna tek ‘Tre muskutjerët’. Kardinali më vete dhe këta të Mbretit më vete.

Nuk ka lezet kjo punë, në vitin 2018. Unë i them edhe Prokurorisë ta shohë këtë punë. Pse ta marrë ajo firma ‘Fusha’ sepse ka edhe firma ‘Kodra’ shpk. Çfarë janë këto preferenca? Në radhë të parë të vjen keq që nuk kanë përfillur komunitetin teatror, përveç presidentit. Kryeministria në ka përbuzur. Jo kështu në gjëra arbitrare se këto punë kështu vetëm Erdogan i bën”, është shprehur Robert Ndrenika.

Ndërsa aktori Mirush Kabashi, fjalën e tij e ka përcjellë me anë të një poezie të Ali Asllanit.

“Koha është e maskarenjve, por Shqipëria dhe teatri janë të tonat, janë të shqiptarëve”, ishte kjo një nga vargjet e recituara nga Kabashi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet Peçi si asnjëherë më parë, i mban ISON Mjeshtrit të Madh (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.0052201747894287
array(1) { ["section"]=> string(123) "artistet-serish-ne-proteste-pas-zbulimit-te-projekt-ligjit-per-shembjen-e-teatrit-kombetar-ndrenika-rama-si-erdogani-123912" }