Artistët shqiptarë bëjnë provat përpara koncertit në Vatikan për shenjtërimin e Nënë Terezës

Publikuar tek: kulture-art, më 14:42 03-09-2016 Artistët shqiptarë bëjnë provat përpara koncertit në Vatikan për shenjtërimin e Nënë Terezës

Inva Mula, Ermonela Jaho, Gëzim Myshketa, Ramë Lahaj, Shkëlzen Doli, Elbenita Kajtazi, Rita Ora, Bujar Llapaj dhe Jusuf Beshiri kanë kryer provat e fundit përpara koncertit që do të mbahet sot në Vatikan në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Mbi 100 mijë besimtarë nga e gjithë bota do të jenë sot dhe nesër në Vatikan për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të humanistes shqiptare.

Lorik Cana dhe Majlinda Kelmendi janë dy personalitete të tjera shqiptare që do të marrin pjesë në këtë ceremoni. 

Një atmosferë elektrizuese ka mbizotëruar në sheshin ‘’Shën Pjetër’’ në Vatikan, në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës. Papa ka takuar dhe puthur plot dhembshuri fëmijët që i janë afruar nga rojet e sigurisë, fëmijë të mbarë botës.

Nënë Tereza, humanistja e madhe që nuk jeton më ka lindur në 3 shtator dhe shenjtërimi i saj do të bëhet nesër.

’Nesër do kemi mundësi të shohim shpalljen e Nënë Terezës të shenjtë (Duartrokitje). Kjo dëshmi e mëshirës e kohës sonë i shtohet numrit të madh të grave dhe burrave që kanë bërë të mundur me dashurinë e tyre dashurinë e Krishtit. Kemi dhe ne shembullin e saj dhe do kërkojmë instrumente për të lehtësuar dhimbjen e botës dhe për të kërkuar shpresë në ringjallje. Ju faleminderit!’’, tha për Nënë Terezën, Papa Françesku.

14102627_1105810642821124_4092713874255547690_n.jpg

14141798_1105811419487713_4378821625154428485_n.jpg

14141920_1105809566154565_320694878828386206_n.jpg

14184392_1105807742821414_8652938029039207769_n.jpg

14184542_1105807749488080_2538126309240508601_n.jpg

14192762_1105807899488065_7789659961675003006_n.jpg

14199244_1105809506154571_2178428787825184184_n.jpg

14225383_1105811482821040_4666389201354327831_n.jpg

14233008_1105810659487789_521264212919233914_n.jpg

CrbCj3JXEAA15Un.jpg

14192780_1105811486154373_8631172942365391486_n.jpg

14141664_1105811549487700_6081398039767638920_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Divat shqiptare të skenave botërore bashkë për Nënë Terezën i japin zë Bazilikës së San Paolos
“Himn për Nënë Terezën”, ndiqeni të plotë koncertin madhështor në Bazilikën e Shën Pjetrit »
Article Logic
Execution time: 0.004443883895874
array(1) { ["section"]=> string(98) "artistet-shqiptare-bejne-provat-perpara-koncertit-ne-vatikan-per-shenjterimin-e-nene-terezes-51772" }